Udhezues per autoret

Abstrakti

Janë të ftuar të gjithë antarët e tanishëm dhe të mëparshëm të stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Natyrore të dërgojnë abstrakte të punimeve shkencore të tyre me të cilat dëshirojnë të kontribuojnë në punimet e Konferencës Shkencore të FSHN me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Abstraktet e punimeve do të botohen në një edicion special të “Buletinit të Shkencave Natyrore” me ISBN.

Autorët duhet të dërgojnë pranë komitetit organizativ, titullin e punimit dhe autorët deri me datë 22 Tetor 2012 (kjo është e rëndësishme për hartimin e programit paraprak, si dhe për aspektet logjistike të konferencës) dhe abstraktin e plotë deri me datë 2 Nëntor 2012.

Abstrakti duhet të paraqitet siç përshkruhet më poshtë:

- Titullin e punimit: jo më shumë se dy rreshta, me gërma KAPITALE me font 14, bold, e qendërzuar.

- Emrat e autorëve, në një rresht, me gërma të rregullta, font 12, e qendërzuar.

- adresa(t) e institucionit, adresa e e-mailit për autorin me të cilin do të mbahet korrespondenca, në një rresht, me gërma të rregullta, font 10, e qendërzuar.

- tekstin: jo më shumë se 250 fjalë, me gërma të rregullta, font 11, justified.

- fjalët kyç: Fjalët kyç, jo më shumë se 7 fjalë, me gërma italike, font 11.

Abstrakti shkruhet në letër A4, shkrimi Times New Roman, dhe hapësirat e tekstit nga cepi i faqes do jenë 2,54 cm majtas, djathtas, lart dhe poshtë. Ndërmjet titullit dhe autorëve si dhe adresës dhe tekstit të abstraktit lihet një hapësirë bosh 12 pt, ndërsa hapësirat e tjera single line. 

 

Prezantimet orale

Shpresojmë të kemi një pjesëmarrje të gjerë nga ju në Konferencën e FSHN me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Me të marrë konfirmimin se abstrakti juaj është pranuar për prezantim oral, është e rëndësishme të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në konferencë me e-mail te komiteti organizativ. 

Audiovisuale

Prezantimet orale do të ngarkohen në komjutera që punojnë me sistemin Windows XP të pajisur me programet Power Point dhe Acrobate Reader në konfigurimet e tyre standarde.

Prezantimi në një CD ose flash drive duhet të dorëzohet tek drejtuesi i sesionit rreth 1 orë përpara prezantimit dhe testohet.     

 

Proceeding

Artikujt e përgatitur do të botohen në një “Proceeding” të Konferencës si dhe do të konsiderohen për botim në “Buletinin e Shkencave Natyrore”.

Janë të ftuar të gjithë autorët e të gjithë prezantimeve orale (të seancës plenare dhe prezantimeve të rregullta) të dërgojnë për publikim artikujt e bazuar mbi prezantimet e tyre.

Dorëshkrimet e dërguara duhet të jenë kontribute origjinale kërkimi shkencor, ose edhe artikuj review mbi bazën e prezantimit të paraqitur.     

Data e fundit e pranimit të dorëshkrimeve që do të konsiderohen për botim është 20 dhjetor 2012.

Ju lutem kontaktoni drejtpërdrejt komitetin organizativ për çdo pyetje ose koment në adresën: altin.mele@fshn.edu.al.   

Për sa i përket mënyrës ë paraqitjes së dorëshkrimit lutemi përmbajuni udhëzimeve më poshtë.

Dorëshkrimi duhet të shkruhet në gjuhë shqipe të saktë dhe të kuptueshme.

Dorëshkrimi duhet të jetë i formatuar në letër A4, duke lënë 4.5 cm bosh nga të gjitha anët, MS Word 2000. Shkrimi duhet të jetë Times New Roman, single line, duke ndarë paragrafët nga njeri tjetri nga pas me 6 pt, teksti i përgjithshëm (vijëzimi justifyed) me gërmë me font 11.

Titulli përgjithshëm shtypet me germa KAPITALE me font 14 dhe bold. Titulli, autori(ët) dhe adresat vendosen në qendër. Titulli, gjithë titujt dhe nëntitujt e nënndarjeve shtypen me bold. Emri(at) e autorit(ëve), adresa(at), fjalëkyçet, dy abstraktet (shqip dhe anglisht), literatura, gjithë shpjegimet dhe shkrimet në tabela dhe figura, formulat duhet të jenë të gjitha me font 10. Artikulli i formatuar sipas këtyre udhëzimeve, bashkë me formulat, tabelat, figurat dhe fotografitë duhet të jetë jo më pak se dy dhe jo më shumë se tetë faqe.

Artikulli duhet të përmbajë këto nënndarje: Titullin, Autorin(ët) në një rresht, Adresën(at) përkatëse korresponduese (përfshirë e-mail) në rreshta të veçantë, dy Abstraktet (jo më shumë se 200 fjalë ose 20 rreshta) në shqip dhe në gjuhën angleze të saktë, Fjalëkyçet (jo më shumë se gjashtë), Hyrjen, Materiali dhe metodat, Rezultatet, Diskutime dhe/ose Përfundime, Falënderime, Literatura.

Përmasat e tabelave, figurave dhe fotografive nuk duhet të kalojnë përmasat e faqes së shtypur, 12 cm në gjerësi x 18 cm në gjatësi. Figurat dhe fotografitë duhet të kenë cilësi të mirë dhe legjendë të qartë dhe të lexueshme për shtypin bardhë e zi. Krahas dorëshkrimit të plotë, rekomandohet të bashkëngjiten në mënyrë elektronike, në files të veçanta, tabelat, grafikët dhe figurat e tjera.

Citimet e literaturës duhet të bëhen duke përdorur emrin e autorit, të dy autorëve, ose të autorit të parë: p.sh. në përdorimin drejtpërdrejt në periudhë: Uherkovich (1963): Brakefield & Dowdeswell (1985); Van den Hoek et al. (1995); ndërsa në citimin e përgjithshëm: (Uherkovich, 1963; Brakefield & Dowdeswell, 1985; Van den Hoek et al., 1995). Literatura duhet të shkruhet qartë dhe e plotë, gjithë autorët, titulli i plotë, emri kuptueshëm i botuesit dhe faqet, si më poshtë (për librat dhe artikujt shkencorë përkatësisht):

Brakefield P. M. (1982): The ecological genetics of quantitative characters of Maniola jurtina and other butterflies. In: The biology of butterflies. Symposia of the Royal Entomological Society, London. No. 11: 167-190

Brakefield P. M., Dowdeswell W. H. (1985): Comparison of two independent scoring techniques for spot variation in Maniola jurtina (L.) and the consequences of some differences. Biol. J. Linn. Soc. 24: 329-345

Uherkovich G. (1963): Contributions a’ la connaisance du potamo-phytoplancton  de quelques fleuves de l'Albanie. Acta Botanica, Ac. Sci. Hungaricae, vol. 9: 161-172

Van den Hoek C., Mann D. G., Johns H. M. (1995): Algae: An introduction to phycology. Cambridge University Press: 1-624