Konferenca

Mirsevini

në 22-23 nëntor 2012 në Konferencën Shkencore

“Fakulteti i Shkencave Natyrore në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë”.

Kjo konferencë organizohet nga Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe mbledh së bashku kërkuesit shkencorë, anëtarë të stafit të tanishëm ose ish-anëtarë si dhe studentë të doktaraturës të këtij Fakulteti.  

Në takimin e këtij viti jubilar do të prezantohen të reja shkencore nga të gjitha fushat ku hulumtojnë këta studiues.

Abstraktet e punimeve do të botohen në një edicion special të revistës “Buletini i Shkencave Natyrore”.

Kjo konferencë një ditore, pas një seance të përbashkët plenare, do të zhvillohet në katër sesione paralele me kontribute,  të ndara sipas fushave më poshtë:

Sesioni 1: Biologji

Sesioni 2: Fizikë  

Sesioni 3: Kimi

Sesioni 4: Matematikë dhe Informatikë


Për të bashkëngjitur punimin tuaj së bashku me abstraktin përkatës, klikoni më poshtë:       

         


Për programin shkencor të konferencës klikoni me poshtë.

Programi Shkencor i Konferences FSHN 2012 Kliko këtu

Për informacione mbi abstraktin, prezantimin oral dhe “Proceeding”, ju lutem shkoni në linkun “Udhëzues për autorët”