Mirsevini në 22-23 nëntor 2012 në Konferencën Shkencore “Fakulteti i Shkencave Natyrore në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë”. Kjo konferencë organizohet nga Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe mbledh së bashku kërkuesit shkencorë, anëtarë të stafit të tanishëm ose ish-anëtarë si dhe studentë të doktaraturës të këtij Fakulteti. Në takimin e këtij viti jubilar do të prezantohen të reja shkencore nga të gjitha fushat ku hulumtojnë këta studiues. Abstraktet e punimeve do të botohen në një edicion special të revistës “Buletini i Shkencave Natyrore”. Kjo konferencë një ditore, pas një seance të përbashkët plenare, do të zhvillohet në katër sesione paralele me kontribute, të ndara sipas fushave më poshtë: Sesioni 1: Biologji Sesioni 2: Fizikë Sesioni 3: Kimi Sesioni 4: Matematikë dhe Informatikë
Për të bashkëngjitur punimin tuaj së bashku me abstraktin përkatës, klikoni më poshtë:
Për programin shkencor të konferencës klikoni me poshtë. Programi Shkencor i Konferences FSHN 2012 Kliko këtu Për informacione mbi abstraktin, prezantimin oral dhe “Proceeding”, ju lutem shkoni në linkun “Udhëzues për autorët”
|